top of page
unidu_edited.png

Universiteti i Dubrovnikut është një universitet publik i themeluar në 2003 dhe i vendosur në Dubrovnik, Kroaci. Departamenti i tij i Ekonomisë dhe Biznesit (DEB) u themelua në 1970 si Fakultet i Turizmit dhe Tregtisë së Jashtme. Vizioni dhe misioni i Universitetit është të bëhet një institucion i njohur ndërkombëtarisht si kontribues në mënyrë aktive në komunitetin akademik lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar nepërmjet edukimit dhe punës shkencore koherente me standardet më të larta të përsosmërisë. Sot, DEB është i përfshirë në disa projekte dhe aktivitete arsimore me qëllim hulumtimin rreth transformimit dixhital dhe si ai ndryshon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë, si dhe në zhvillimin e aftësive për punësim mes studentëve. Brenda DEB, operon gjithashtu një Qendër kërkimore në fushën e transformimit dixhital CREDO.

​

CREDO ka përvojë në zhvillimin e programeve të trajnimit që synojnë ndërtimin e aftësive transversale siç janë aftësitë e sipërmarrjes dixhitale të studentëve dhe zhvillimin e platformës së burimeve të arsimit të hapur (OER) për trajnimin e studentëve rreth sipërmarrjes dixhitale. Stafi i CREDO është i përfshirë në projekte që synojnë rritjen e cilësisë, rëndësisë dhe efikasitetit të arsimit të lartë përmes zhvillimit dhe përdorimit të metodave të mësimdhënies gjithashtu dhe forcimit të bashkëpunimit shkencë-biznes në vlerësimin e nevojave të tregut të punës dhe manaxhimit të burimeve njerëzore në Kroaci. Me kalimin e viteve, anëtarët aktualë të CREDO u përfshinë në krijimin dhe shpërndarjen e programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës me qëllim rritjen e aftësive për punësim të të diplomuarve dhe personave të papunë.

Follow us

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Instagram
  • LinkedIn

© 2020 E+Slem . All rights reserved

This project has been funded with support from the European Commission. This website and its contents reflects the views only of the authors, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

erasmus.png
bottom of page