top of page
universitaet_liechtenstein_logo_A4_edite

Universiteti i Lihtenshtajnit është një universitet i rëndësishëm në rajonin ndërkombëtar të Liqenit të Konstancës. Është një strukturë për zhvillim personal, ndërveprim dhe mendim kritik dhe krijues si dhe një qendër inovacioni për formësimin e së ardhmes. Ka një reputacion të shkëlqyeshëm dhe një rrjet të jashtëzakonshëm kontaktesh. Arsimi dhe kërkimi shkencor plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare.

​

Universiteti i Lihtenshtejnit spikat për udhëheqje sipërmarrëse të aplikuar në të gjitha zonat dhe nivelet. Aty përgatiten afërsisht 800 studentë për të marrë role udhëheqëse në qeveri dhe shoqëri, politikë dhe biznes, kulturë dhe akademi. Fokusi akademik i universitetit është i ndarë në dy fusha: në fushën e ekonomisë së biznesit si dhe në atë të arkitekturës dhe planifikimit. Universiteti përmbush detyrimet e tij ligjore përmes mësimdhënies në arsimin e lartë dhe të vazhdueshëm, kërkimin shkencor dhe shkëmbimin e eksperiencave.

​

Universiteti i Lihtenshtajnit aktualisht punëson 200 persona, gjysma e të cilëve janë personel akademik. Për të ofruar ambientin më të mirë të mundshëm të mësimdhënies, universiteti gjithashtu punon me më shumë se 300 mësues dhe pedagogë të jashtëm. Mendimi dhe veprimi sipërmarrës janë thelbësore për Institutin e Sipërmarrjes. Ky parim mund të evidentohet në të gjitha fushat e veprimtarisë së Institutit: mësimdhënia, arsimimi i vazhdueshëm, shkëmbimi i njohurive dhe teknologjisë si dhe kërkimi shkencor. Ne analizojmë çështjet e sipërmarrjes dhe inovacionit mbi baza teorike të mirë përcaktuara, dhe punojmë sipas disa rekomandimeve konkrete strategjike për praktikën e biznesit. Fushat tona kryesore të kompetencave përfshijnë Strategjinë, Teknologjinë dhe Inovacionin, Sipërmarrjen e Koorporatave dhe Menaxhimin e Ndryshimit, si dhe Rritjen e Biznesit dhe Ndërkombëtarizimin.

bottom of page