top of page
LAB ENG RGB (1).png

Universiteti i Shkencave të Zbatuara LAB është një institucion i arsimit të lartë i vendosur në dy qytete të Finlandës, Lahti dhe Lappeenranta. Në LAB studiojnë 8500 studentë dhe në staf ka 500 pedagogë dhe Specialistë të RDI-së. Universiteti i Shkencave të Aplikuara të LAB ofron Diploma Bachelor në fushat e biznesit, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, artit figurativ dhe dizajnit, teknologjisë, turizmit dhe hotelerisë. Gjithashtu LAB ofron edhe Diploma Bachelor në Gjuhën Angleze. LAB ofron programe Master në Finlandisht dhe gjithashtu në Anglisht.

​

LAB implementon aktivitete kërkimore, zhvillimore dhe inovative me fokus në lëmet e qëndrueshmërisë, dizajnit, inovacionit dhe shëndetit. Dukuritë në lidhje me sipërmarrjen dhe edukimin sipërmarrës janë tema ndër-sektoriale që LAB studion dhe zbaton në praktikë. LAB është pjesë e grupit të Universitetit LUT. Në grupin LUT studiojnë 13 000 studentë nga niveli Bachelor deri ne nivel Doktoraturë dhe 1 400 persona në stafin e punonjësve.

​

Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAB sjell kompetenca nga zhvillimi eksperimental, të mësuarit dhe nga edukimit për sipërmarrjen. LAB bashkë-zhvillon manualin bazuar në kërkimin shkencor si dhe zbaton dhe studion elementet e projektit nga këndvështrimi i përdoruesve. Ekipi i LAB është në gjendje të shfrytëzojë Direktivën Evropiane të Kompetencës Sipërmarrëse si dhe atë të Kompetencës Dixhitale. Anëtarët e ekipit kanë realizuar projekte ndër-sektoriale arsimore dhe RDI lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në fusha të ndryshme. Arsimi dhe edukimi sipërmarrës është thelbësor në programet e studimit dhe aktivitetet kërkimore, zhvillimore dhe inovative të Universitetit të Shkencave të Aplikuara LAB. LAB ka zbatuar projekte lokale dhe kombëtare në lidhje me zhvillimin e arsimit sipërmarrës. Ne, në kurrikulën mësimore të LAB, kemi një gamë të gjerë kursesh të vazhdueshme lidhur me arsimin sipërmarrës për studentët e niveleve Bachelor dhe Master. LAB ka krijuar modele të reja bashkëpunimi që afrojnë arsimin e lartë me studimet e shkollës së mesme.

bottom of page