VETËUDHËHEQJA
Vetë-udhëheqja nuk ndodh rastësisht. Duhet përpjekje, praktikë e përditshme dhe vëmendje për të bërë progres. Trajnimi i studentëve rreth vetë-udhëheqjes mund t'i ndihmojë ata të mësojnë aftësitë thelbësore dhe teknikat e nevojshme për t'u përballur me sfida në mjedise të ndryshme duke treguar qartësi në situata të vështira; nxit mençuri dhe rrit vetëbesimin e tyre. Ai gjithashtu i përgatit studentët të jenë autokritikë dhe të përdorin kritika nga të tjerët për të krijuar një orientim pozitiv.
Aftësitë e vetë-udhëheqjes mund të nxisin sjellje inovative për të përshtatur, përmirësuar dhe rritur performancën dhe rezultatin e tyre. Trajnimi dhe praktika e vetë-udhëheqjes përmirëson performancën akademike të studentit si arritje, si dhe mënyrat e dobishme për zvogëlimin e stresit. Mund të jetë një zgjidhje për rritjen e aftësive të liderëve të ardhshëm në ekonominë e sotme në të qënit krijues, në zhvillimin e aftësive të mendimit kritik, të aftësive bashkëpunuese dhe komunikuese, si dhe në arritjen e qëllimit të tyre për të qenë efiçient dhe efektiv në ndikimin e tyre në shoqëri.
AKADEMIA SLEM
Akademia SLEM zhvillon aftësi sipërmarrëse të studentëve të shkollave të mesme dhe universitare nepërmjet trajnimit të vetë-udhëheqjes, ndërgjegjësimit dhe aftësive sociale në projekt-partneritet me shkollat të mesme dhe universitetet nga Shqipëria, Kroacia, Finlanda dhe Lihtenshtejni. Këto aftësi lejojnë rritjen e vazhdueshëm të vetë-efikasitetit, vetëbesimit dhe vetë-ndërgjegjësimit, të cilat janë jetike për arritjen e qëllimeve.
Do të krijohet një kurs trainimi inovativ, i cili do t'u mundësojë studentëve të vendosin dhe ndjekin qëllime të qarta në mënyrë të përshtatur dhe të përqendruar, në mënyrë që të lehtësojnë të mësuarit nga përvojat e tyre, duke shfaqur më të mirën e vehtes së tyre, duke pasuruar aftësitë dhe duke i siguruar udhëzimet nevojshme rreth të mesuarit, rritjes, zbatimit dhe ofrimin të tyre në shoqëri.