AKADEMIASLEM
Qëllimi i projektit E + Slem është të zhvillojë aftësi sipërmarrëse të studentëve të shkollave të mesme dhe universiteteve nepërmjet trajnimit të vetë-udhëheqjes, ndërgjegjësimit dhe aftësive sociale. Do të krijohet një kurs trainimi inovativ, i cili do t'i drejtojë studentët drejt elementeve specifikë thelbësore, duke shfaqur më të mirën e vehtes së tyre, duke pasuruar aftësitë dhe duke i siguruar udhëzimet nevojshme rreth të mesuarit, rritjes, zbatimit dhe ofrimin të tyre në shoqëri.
​
Qëllimi do të arrihet përmes partneritetit në projektet me shkollat e mesme dhe universitetet në Shqipëri, Kroaci, Finlandë dhe Lihtenshtejn. Organizatat pjesëmarrëse do të drejtojnë trajnimin interaktiv virtual mbi aftësitë vetë-udhëheqëse të studentëve dhe do të vlerësojnë efektivitetin e tij në nivel individual dhe ekipor duke përdorur raste studimore të shoqëruara me standarde rigoroze të vlerësimit. Fokusi i këtij programi është kryesisht në nivelin individual (njohja e vetvetes dhe udhëheqja nga brenda jashtë); por edhe në nivelin transpersonal (bashkimi i një grupi në diçka më të madhe se vetë ata).
​
Në përfundim të trajnimit të orientuar drejt rezultateve të të nxënit, të gjithë pjesëmarrësit pritet të kenë të zhvilluar aftësitë ndërpersonale dhe intrapersonale. Ata do të kuptojnë dhe do të jenë në gjendje të zbatojnë një larmi aftësish ndërgjegjësimi dhe vetë-udhëheqjeje. Ato do të tregojnë nivel më të lartë iniciative dhe vetë-reflektimi; do të përfitojnë nga rritja e vetë-efikasitetit, vetëbesimit dhe vetë-ndërgjegjësimit; do të thellojnë të kuptuarit e vehtes së tyre; do të mësojnë të udhëheqin nga brenda jashtë; do të zhvillojnë aftësitë e tyre bashkëpunuese për të qenë në gjendje të bashkojnë një grup me diçka më të madhe se bashkimi i secilit prej pjesëtarëve; do të shfaqin më të mirën e vehtes së tyre, duke pasuruar aftësitë e tyre të të mësuarit, rritjes, zbatimit dhe ofrimin të tyre në shoqëri. Pra, ky projekt synon të zhvillojë dhe vlerësojë efektivitetin e programit të trajnimit dhe zbatimit të studimeve të rastit si në nivelin individual ashtu edhe në atë ekipor.