top of page
_Logo_Final_RGB_online%20(1)_edited.png

Shkolla Austriake "Peter Mahringer" është themeluar në vitin 2007 në Shkodër, Shqipëri. Kjo shkollë është një ndër 7 shkollat ​​e huaja austriake në të gjithë botën. Shkolla është e fokusuar drejt Teknologjisë së Informacionit (IT) ku në fund të vitit shkollor nxënësit i nënshtrohen provimeve të maturës shqiptare dhe asaj austriake. Shkolla, në stafin e saj ka 25 mësues austriakë dhe 17 shqiptarë si dhe 430 nxënës, nga klasa e 6-të deri në klasën e 13-të, të cilët studiojnë me kurrikulat Austriake dhe Shqiptare.

 

Që nga viti 2010, shkolla filloi zbatimin e mendësisë dhe metodave të sipërmarrjes, brenda mësimeve ekonomike dhe atyre të menaxhimit të projekteve. Prej kësaj kohe, brenda shkollës organizohet një "konkurs plani biznesi" ku ekipi fitues përfaqëson Shqipërinë në garat evropiane të sipërmarrjes si "jugend Innovativ" apo "Youthstart European Entrepreneurship Award". Multiplikatorët përhapën idenë dhe tani Shkolla Austriake merr pjesë çdo vit në " next generation entrepreneurship Award & Summit " dhe “RYAS sustainability Award”.

 

Brenda shkollës Austriake është intaluar një Qendër Inovacioni ku 25 nxënës janë duke marrë pjesë në organizimin e eventeve, workshopeve dhe projekteve Erasmus +.

Follow us

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Instagram
  • LinkedIn

© 2020 E+Slem . All rights reserved

This project has been funded with support from the European Commission. This website and its contents reflects the views only of the authors, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

erasmus.png
bottom of page