top of page

SLEM ACADEMY

Entrepreneurial self leadership education through virtual training
Penguins

VETËUDHËHEQJA

Vetë-udhëheqja nuk ndodh rastësisht. Duhet përpjekje, praktikë e përditshme dhe vëmendje për të bërë progres. Trajnimi i studentëve rreth vetë-udhëheqjes mund t'i ndihmojë ata të mësojnë aftësitë thelbësore dhe teknikat e nevojshme për t'u përballur me sfida në mjedise të ndryshme duke treguar qartësi në situata të vështira; nxit mençuri dhe rrit vetëbesimin e tyre. Ai gjithashtu i përgatit studentët të jenë autokritikë dhe të përdorin kritika nga të tjerët për të krijuar një orientim pozitiv.

​

Aftësitë e vetë-udhëheqjes mund të nxisin sjellje inovative për të përshtatur, përmirësuar dhe rritur performancën dhe rezultatin e tyre. Trajnimi dhe praktika e vetë-udhëheqjes përmirëson performancën akademike të studentit si arritje, si dhe mënyrat e dobishme për zvogëlimin e stresit. Mund të jetë një zgjidhje për rritjen e aftësive të liderëve të ardhshëm në ekonominë e sotme në të qënit krijues, në zhvillimin e aftësive të mendimit kritik, të aftësive bashkëpunuese dhe komunikuese, si dhe në arritjen e qëllimit të tyre për të qenë efiçient dhe efektiv në ndikimin e tyre në shoqëri.

AKADEMIA SLEM

Akademia SLEM zhvillon aftësi sipërmarrëse të studentëve të shkollave të mesme dhe universitare nepërmjet trajnimit të vetë-udhëheqjes, ndërgjegjësimit dhe aftësive sociale në projekt-partneritet me shkollat të mesme dhe universitetet nga Shqipëria, Kroacia, Finlanda dhe Lihtenshtejni. Këto aftësi lejojnë rritjen e vazhdueshëm të vetë-efikasitetit, vetëbesimit dhe vetë-ndërgjegjësimit, të cilat janë jetike për arritjen e qëllimeve.

​

Do të krijohet një kurs trainimi inovativ, i cili do t'u mundësojë studentëve të vendosin dhe ndjekin qëllime të qarta në mënyrë të përshtatur dhe të përqendruar, në mënyrë që të lehtësojnë të mësuarit nga përvojat e tyre, duke shfaqur më të mirën e vehtes së tyre, duke pasuruar aftësitë dhe duke i siguruar  udhëzimet nevojshme rreth të mesuarit, rritjes, zbatimit dhe ofrimin të tyre në shoqëri.

​

​

Lajmet e fundit

No posts published in this language yet
Once posts are published, you’ll see them here.

SLEMCONSORTIUM

universitaet_liechtenstein_logo_A4.jpg
LAB ENG RGB (1).png
unidu.jpg
fm-logo-privatschule-rgb.png
_Logo_Final_RGB_online (1).jpg

Follow us

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Instagram
  • LinkedIn

© 2020 E+Slem . All rights reserved

This project has been funded with support from the European Commission. This website and its contents reflects the views only of the authors, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

erasmus.png
bottom of page